Orllani proteston kundër rrënimeve, në kërkim të investimeve

Kosova

Orllani proteston kundër rrënimeve, në kërkim të investimeve

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 08:38
Ilustrim

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë në bashkëpunim me banorët e Orllanit organizojnë sot protestë me moton “Mjaft me rrënime , duam investime”.

Kërkesat janë shqetësimi i banorëve te Orllanit nga rrënimet që po bëhen , krijimi i paqartësive nga institucionet përkatëse, kërkesa për një projekt zhvillimor ekonomik për Orllanin me rrethinë. 

Përmes protestës kërkohet ndërprerja e rrënimeve, pa plan për investime .

Gjeni pa ndërhyrje thirrjen për protestë:

Orllani nga një Komunë qe ishte dikur me mbi 30.000 banorë  është kthyer ne një vend me 3000  banorë , krejt kjo ka ndodh si mungesë e investimeve nga institucionet tona , po nuk mungon rrënimi  dhe shfrytëzimi i resurseve tona nga institucionet tona .

Ju bëjmë thirrje  bashkëvendëseve qe janë banor  dhe atyre qe janë shpërngulur nga Orllani dhe fshatrat përreth te bashkëngjiten ne Protestë te kërkojmë investime ne rrugët e 11  fshatrave përreth Orllanit , plan-Projekt  për zhvillimin e turizmit qe te krijohen vende pune ne mënyrë te mos ketë shpërngulje te banorëve

MMPH dite me par ka marr vendim për rrënimin e disa objekteve te përkohshme qe gjenden përreth liqenit ne Orllan ku përfshihen edhe trasat e restoranteve

Në mungesë të vendeve të punës dhe nevojave tjera familjare, si shkollimi shëndetësia, punësimi, shumë banorë kanë ikur nga kjo zonë, duke krijuar një zonë  gati të boshatisur e  që në periudhën e fundit kohore zhvillimi i turizmit dhe hapja e disa restoranteve i kanë mundësuar shumë të rinjëve të kësaj treve që të punësohen dhe të njëjtit kanë gjetur një arsye për të mos u shpërngulur pasi janë punësuar në vendlindjen e tyre.

Vendimi për rrënimin e këtyre objekteve të vendosura përkohësisht, mund të ndikoj drejtpërdrejt në pamundësinë e jetesës për këta të rinjë dhe detyrimin e tyre të ikin për shkak se nuk ka  ndonjë alternativë tjetër për punësim në këto treva. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat