Rahoveci furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal për të moshuar

Kosova

Rahoveci furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal për të moshuar

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 09:31
Ilustrim

Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit, Samir Msutafa njofton se janë furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal për të moshuar dhe se vaksinat janë pa pagesë dhe se do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në qytetin e Rahovecit është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me vaksina kundër gripit sezonal në sasi të konsiderueshme të vaksinave dhe se vaksinat janë pa pagesë. Në ditët në vazhdim do të fillohet me vaksinimin e të gjithë atyre të cilët kanë nevojë për vaksinim në QKMF dhe në QMF, në gjithë territorin komunës. Nëse ka nevojës vaksinat mund t’i shpërndajmë edhe në qendra të tjera të mjekësisë familjare”, njoftohet përmes kumtesës për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat