Filluan punimet në asfaltimin e rrugës Gjylekar-Mogillë

Kosova

Filluan punimet në asfaltimin e rrugës Gjylekar-Mogillë

Nga: Aziz Zuka Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:15
Pamje nga asfaltimi I rrugës Gjylekar -Mogillë

Me asfaltimin e këtij aksi rrugor do të hapët një korridor i rëndësishëm që lidhë Vitinë me komunën e Kllokotit dhe Gjilanin dhe me këtë edhe do të shkurtohët në masë të konsiderueshme rrugëtimi rrugëtimi I qytëtarëve të kësaj komune vecmas me komunën e Gjilanit. Sot me një ceremoni rasti para qindra qytetarëve të fshatrave Gjylekar dhe Mogillë kan nis punimet në sfaltimin e rrugës Gjylekar- Mogillë, rrugë kjo e cila do të lidhë Komunën e Vitisë me Komunat Kllokot dhe Gjilan. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimine këtyre punimeve ku edhe u mirëprit nga banorët e fshatrave Mogillë dhe Gjylekar.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para fillimit të asfaltimit të kësaj rruge u shpreh se ky projekt ka një rëndësi të veçantë pasi po hapët një korridor shumë
i nevojshëm për qytetarët.  “ Sot po përfundojmë punimet në asfaltimin e kësaj rruge, punimet e së cilës kanë filluar para një viti me përgatitjen e bazës së rrugës. Kjo është një rrugë historike dhe një korridor shumë i nevojshëm që lidhë Vitinë me Zhegrën e Gjilanit dhe atë përmes rrugës së re që është hapur dhe asfaltuar në fshatin
Nasalë. Me këtë rrugë po lidhim edhe segmentet e tjera rrugore që janë asfaltuar ndër vite në Viti”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai shtoj se kjo rrugë ka qenë e nevojshme për këto vendbanime si për lëvizjen e qytetarëve ashtu edhe për bujqësinë duke potencuar se më të do të bëhet edhe lidhja e me magjistralen e rrugës së Letnicës, Gjylekarit që lidhët me Gjilan por edhe të vendbanimeve të tjera si me Stubllën e Poshtme, pasi që edhe sipas tij në vitin në vijim do të vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugës Gjylekar- Stubëll e Poshtme.

Kryetari Haliti tha se në kuadër të punëve në infrastrukturën rrugore në këtë pjesë janë rregulluar traseja rrugore, ura, traseja e rrugës që lidhët me fshatin Mogilë dhe të Gjylekarit që lidhët me Verbovcin, Budrikën si dhe shumë të tjera. Ai foli edhe për projektet të tjera që do të realizohen në këtë fshat duke shtuar se Gjylekari dhe Mogilla ka njerëzë të zot në veçanti në sektorin e bujqësisë por që edhe tokat e tyre kanë një cilësi të lartë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat