Flasin familjarët e dy fëmijëve nga Rahoveci të cilët ikën nga shtëpia

Kosova

Flasin familjarët e dy fëmijëve nga Rahoveci të cilët ikën nga shtëpia

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 21:04
Familjarët nuk pranuan të flasin para kamerave

Një kërkesë e drejtorit të shkollës për takim me prindërit, u bë edhe arsye që dy nxënës, njëri 13 e tjetri 14 vjeçar të ikin nga shtëpitë e tyre për dy ditë.

Usami Zllanoga, 13 vjeçar dhe shoku i tij i klasës Adis Dina, 14 vjeçar ikën nga shkolla të martën dhe nuk u kthyen deri të enjten mbrëma.

Familjarët nuk pranuan të flasin para kamerave, por ata rrëfyen ngjarjen për t7.

Ata direkt prej shkollës, ditën kur drejtori kërkoi takim ikën prej qytetit, shkuan në Prizren e Prishtinë.

Të njëjtit njërën natë kanë fjetur në një xhami e natën tjetër në veturën e autoambulancës që e kanë gjetur rastësisht.

Dy të miturit u kthyen në shtëpitë e tyre me një kërkesë të veçantë. Ata kërkuan siguri që në shtëpi mos të ndëshkoheshin nga prindërit pas kthimit.

Gjendjen stabile të fëmijëve e ka konfirmuar policia.

Të premten, një ditë pas kthimit, bashkë me prindërit të dy u dërguan në qendrën sociale të qytetit të Rahovecit.

Drejtori i Qendrës, Bilbil Oruçi tha detaje në lidhje me procedurat dhe përgjegjësinë që ka qendra sociale në këso raste.

Familjet Zllanoga dhe Dina jetojnë mes banorëve të etnisë serbe dhe rome. Fillimisht familjarët thanë se kanë dyshuar për një konflikt me fëmijët serbë. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi. Motivi i zhdukjes ishte krejt tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat