Gratë që vendosin të lindin në QKMF në Suharekë do të subvencionohen

Kosova

Gratë që vendosin të lindin në QKMF në Suharekë do të subvencionohen

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 14:40
Bali Muharremaj

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar sot se të gjitha nënat që lindin në Maternitetin e QKMF-Suharekë, nga viti i ardhshëm do të subvencionohen.

“Do të njoftoheni me kohë, për procedurën aplikuese dhe kjo besoj se do të jetë rrethanë lehtësuese për qytetarët tanë. Sot e vizitova një nënë e cila kishte lindur një vajzë, dhe u informova se foshnja ishte mirë dhe shëndoshë, çka tregon se qytetarët ngadalë po e rrisin besimin për këtë institucion.

Kushtet për Lindje në këtë maternitet janë shumë të mira dhe stafi është i përgatitur dhe profesional”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat