PDK në Skenderaj gati për zgjedhjet e brendshme

Kosova

PDK në Skenderaj gati për zgjedhjet e brendshme

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 16:17
PDK

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhjet e brendshme

Ai ka thënë se Komisioni Zgjedhor i degë së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takimi e këtij organi ku ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në nivel të degës.

“Si Kryetar i degës dhe kryetar i Komisionit Zgjedhor më këtë rast deklarova se Dega e PDK-së në Skenderaj është e përgatitur për këtë proces. PDK në Skenderaj do të krijojë mundësi të barabartë për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur për të gjithë anëtarët e PDK-së dhe qytetarët e Skenderajt. Ftoj të gjithë qytetarët e Skenderajt që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor duke i siguruar se do të kenë hapësirë të mjaftueshme për të gjithë që të kontribuojnë në avancimin e politikave dhe programit politik të PDK-së Dekada e Re”, ka thënë Lushtaku.

Sipas tij, PDK në Skendera,  gjatë procesit të brendshëm do të mbajë zgjedhje në të gjitha nivelet e organizimi, duke përfshirë kuvendet e nëndegëve, Kuvendin e degës dhe Kryesinë e degës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat