Haradinaj nga Ferizaj i përgjigjet sërish Thaçit për kufijtë

Kosova

Haradinaj nga Ferizaj i përgjigjet sërish Thaçit për kufijtë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 20:05
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e tij se “kufijtë janë të pa negociushem” në bisedimet me Serbinë, dhe kjo deklaratë e tij vije, pas deklaratës së sotme të presidentit Thaçi i cili tha se “patriotizmi dallon nga pjesëmarrja në procese, aty kërkohet mençuri”.

Këtë deklaratë kryeministri Haradinaj e bëri në Kuvendin zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Ferizaj.  

Më këtë rast kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministër i Kosovës, Haradinaj e ka quajtur Ferizajn “promotor të zhvillimit ekonomik, sepse ai ka zënë hapin e zhvillimit ekonomik”.

Ai shtoi se Ferizaj nuk po mbetet më qytet i një rajoni diku, por po bëhet kryeqendër e rajonit të vet. Ai theksoi ndërtimin e spitalit të Ferizajt dhe shprehu dëshirën që të mund të fillohet edhe me ndërtimin e liqenit të Lepencit.

Duke folur për FSK-në, ai tha se tani do të jetë Ushtri e Kosovës, e barabartë me të gjitha ushtritë e shteteve sovrane.

Haradinaj: Mandati i Ushtrisë tonë është i plotë

“Po ju siguroj se mandati i Ushtrisë tonë është i plotë dhe nuk ka dallim prej mandateve të ushtrive tjera të shteteve sovrane, pra nuk ka asnjë mungesë. Çdo e  drejtë e një ushtrie që ekziston, e ka FSK-ja. Ia kemi dhënë këtë mandat. Çka është më rëndësi, e kemi fituar besimin për këtë punë që po e bëjmë, për pjekurinë që po tregojmë, për seriozitetin që po tregojmë të aleatët tanë. E kemi fituar besimin edhe të serbëve të Kosovës, ka të rinj e të reja serbë që janë pjesëtarë të FSK-së, ka edhe tjerë që po duan mu bë,  edhe pse po u bëjnë presion do po e lëshojnë, do të tjerë prapo po duan mu bë. Do të rritet për 2-mijë”, tha ai.   

Haradinaj foli edhe për investimet e ardhshme në energji në vlerë prej 1.3 miliardë dollarë, ndërsa pohoi se liberalizimi i vizave nuk është projekt i dështuar. “E kam zhvilluar një takim tepër të mirë me kryeministrin e Holandës dhe e kemi taku me të shumë mirë”, ndërsa tregoi se është në kontakt të vazhdueshëm edhe me qeverinë gjermane.

Haradinaj po ashtu shprehu besimin që më 20 nëntor, Kosova do të bëhet anëtare e Interpol-it.

Haradinaj në fund të fjalës së tij, foli edhe për negociatat me Serbinë dhe temën më të nxehtë, çështjen e kufirit.

Haradinaj: Kufijtë janë të pa negociueshëm

“Ato qëndrimet rreth negocimit me Serbinë, ne jemi të vetëdijshëm se edhe duhet mençuri, edhe duhet zgjuarsi, edhe duhet zotësi, por një gjë po ashtu e di, që s’bënë me ngucë atë që është mbërri, pra s’guxojmë me rihap Kosovën, kufijtë, territorin. Nëse shtohemi e rritemi, askush nuk është kundër, por s’guxojmë me hap për diskutim, negocim atë që kemi mbërri, pra është gabim. Sot me të gjitha partitë politike që jemi në koalicion, kemi ra dakort për një rezolutë, që thotë: kufijtë janë të pa negociueshëm”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat