Hyrja në parkingjet e QKUK-së e shtrenjtë dhe e pasigurt

Kosova

Hyrja në parkingjet e QKUK-së e shtrenjtë dhe e pasigurt

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 09:25
Parkingu në QKUK

Përveç çmimeve të shtrenjta për shfrytëzimin e parkingjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk ka hapësira të mjaftueshme dhe siguri për automjete.

Me digjitalizimin e hyrjeve dhe daljeve, në QKUK janë shtuar të hyrat dukshëm.

Kjo Qendër tashmë arrin të inkasojë nga pronarët e automjeteve 1 deri 2 mijë euro brenda ditës, ndërsa për një muaj të hyrat janë mbi 20 mijë euro.

 Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për KosovaPress ka mohuar të jenë çmimet e shtrenjta, derisa se ka pranuar se nuk ka hapësira të mjaftueshme për këto shërbime. Ndërsa, qytetarët janë ankuar për këto çmime.

 Fazliu: Mbi 20 mijë euro për një muaj

“Jo, çmimi nuk është i shtrenjtë, është sikur në çdo parking tjetër dhe llogaritet në bazë të orëve që qëndron, duke filluar startin nga 50 cent e tutje. Sistemi është i digjitalizuar dhe nuk jep mundësinë e manipulimit…Mesatarja e të hyrave ditore, sillet diku rreth 1 mijë euro, mund ta kaloj edhe 1000-shin, por mesatarja e të hyrave llogaritur është rreth 1 mijë euro brenda ditës… Nëse e marrim mesataren mujore, do të sillet diku rreth 20 mijë euro prej parkingjeve brenda Klinës së Qendrës Universitare të Kosovës, që është një shumë, shumë më e madhe krahasuar me vitet e kaluara kur nuk ka qenë i digjitalizuar sistemi hyrje – daljeve”, theksoi Fazliu.

 Ai shtoi se Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si qendra e vetme e nivelit që ofron shërbime shëndetësore është mbi ngarkuar me numër të madh të veturave, ku janë mbi tre mijë punëtor brenda QKUK, e po ashtu me mbi 2 mijë shtretër me pacientë shtrirë, por edhe familjarë të shumtë të cilët vizitojnë të afërmit e tyre apo për pacient për kontrolle ambolantore gjatë ditës.

 Hapësirat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të mbi ngarkuara dhe shpesh herë kapacitetet aktuale të parkingjeve që janë brenda QKUK-së nuk arrin që t’i mbulojnë të gjitha nevojat që kanë qoftë punëtorët e QKUK apo edhe qytetarët për t’u parkuar.

Fazliu ka thënë se drejtoria e Shërbimit Spitalor të Kosovës ka menduar edhe për zgjerimin e kapaciteteve të parkingjeve.

 Fazliu: 2 mijë makina parkohen në ditë

“Pritet që edhe më tutje të ketë zgjerim të parkingjeve, por këto parkingje të jenë sa më larg hapësirave spitalore, ngase ne bëjmë apel te të gjithë qytetarët që kanë mundësi dhe u lejojnë, sidomos te vizitorët të mos ta mbingarkojnë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me makina, por t’i parkojnë makinat jashtë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Numri i automjeteve që hynë brena ditës në hapësirat e Klinikës Universitare të Kosovës, është mjaft i madh, sepse janë diku rreth 3 mijë punëtorë… Ka parkingje të ndryshme brenda QKUK-së, duke filluar nga ?200-300-500 dhe mund të them që diku mbi 2 mijë makina brenda ditës parkohen vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ky kapacitet është shumë më i madh prapa klinikave në periferi, por numri më i madh i atyre që vijnë me makina tentojnë t’i parkojnë makinat afër klinikave që të kenë qasje sa më të lehtë. Dhe si pasojë e k ësaj e mbingarkojnë shpeshherë hapësirat e Qendrës Universitare të Kosovës dhe ne po riapelojmë si QKUK që ata që mund t’i parkojnë makinat jashtë qendrës ta bëjnë një gjë të tillë”, tha ai.

Ndërsa, prapa kamerave disa vozitës janë ankuar për mungesë të vend parkimit dhe çmim të shtrenjtë për këtë shërbim. Po ashtu, disa prej tyre po mendojnë se nuk ka shumë siguri dhe përgjegjësi për veturat e tyre. Gjithashtu, edhe në vet tiketën e hyrjes shkruan se nuk japin llogari për ndonjë gërvishje apo vjedhje të veturës.

Shërbimet e reja digjitale të vendosura një vit më parë, në tri hyrje dale të QKUK, janë pronë 100 përqind e QKUK dhe menaxhohet nga ky institucion shëndetësor, ndërsa të hyrat dedikohen për shërbime spitalore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat