Komuna e Vitisë dhe Fondacioni “Kosovë Luksemburg” shpërndan pajisje për bizneset e reja

Kosova

Komuna e Vitisë dhe Fondacioni “Kosovë Luksemburg” shpërndan pajisje për bizneset e reja

Nga: Aziz Zuka Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:20
Viti

Në kuadër të projektit “Përkrahja e bizneseve ekzistues dhe fillestare” që bashkëfinancohet nga Komuna e Vitisë dhe Fondacioni “”Kosovë-Luksemburg” në Viti, u bë shpërndarja e pajisjeve për rrobaqepësi për tri biznese të reja e poashtu është shpërndarë edhe një serrëpërmmbjeljë e perimeve. Në ceremoninë e pranin dorëzimit të këtyre pajisjeve të pranishëm ishin Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Florim Shabani nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg.

E  drejtori Ademi tha se shpërndarja e këtyre pajisjeve është vazhdimësi e këtij projekti pasi që më të edhe në të kaluarën janë shpërndarë pajisje të ndryshme, kryesisht për biznese të reja dhe ekzistuese në profesionet e ndryshme.

Ai bëri me dije se poashtu në ditët në vijim do të ketë edhe përfitues të tjerë të pasisjeve të ndryshme për bizneset e reja  në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat