Pacolli ngushëllon familjen dhe miqtë për vdekjen e Ibrahim Rexhepit

Kosova

Pacolli ngushëllon familjen dhe miqtë për vdekjen e Ibrahim Rexhepit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:45
Behgjet Pacolli dhe Ibrahim Rexhepi

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i AKR-së Behgjet Pacolli ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Ibrahim Rexhepi.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Rexhepi ishte njeri i urtë dhe anëtar i devotshëm i AKR-së.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim Ibrahim Rexhepi. Ibro ishte njeri i urtë dhe ekonomist i zgjuar. Ishte edhe anëtar i devotshëm i AKR-së. Jam krenar që e njoha. Do të na mungosh shumë, miku jonë! Ngushëllime familjes Rexhepi si dhe miqve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat