Bytyqi: Proceset zhvillimore të lidhura me shkencën, teknologjinë dhe inovacionin

Kosova

Bytyqi: Proceset zhvillimore të lidhura me shkencën, teknologjinë dhe inovacionin

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 14:32
Forumi i Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në kuadër të forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS), që është duke u mbajtur në Kijoto të Japonisë, ka zhvilluar një takim ndërministrorë me ministrat e shteteve pjesëmarrëse në këtë forum, e ku morën pjese mbi 28 ministra.

Ketë takim ndërministrorë të cilën e kryesoi ministri për Shkencë, Teknologji dhe Inovacion i Japonisë,  Takuya Hirai, është diskutuar për rolin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit dhe për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ministri Bytyqi ka shkruar në Facebook se gjatë fjalës së tij në këtë takim, ka theksuar se ky forum ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rolin dhe zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe informacionit në terren.

“Gjithashtu, në këtë takim theksova se MAShT, në kuadër të kompetencave që ka është e përkushtuar të reformojë fushën arsimit të lartë në vend, me qëllim që të kemi një arsim të lartë ku shkenca, teknologjia dhe inovacioni zënë vend të parë arsimimin e gjeneratave te reja. Ne si ministri e kuptojmë se proceset e përgjithshme zhvillimore në botë janë të lidhura ngushtë me shkencën, teknologjinë dhe inovacionin. Kjo paraqet bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social dhe pa një zhvillim shkencor të qëndrueshëm nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme dhe rrjedhimisht një shoqëri të përparuar dhe si rrjedhojë e kësaj duhet rritur investimet në këtë sektor në mënyrë urgjente. Në fund të takimit, përgëzova organizatorët që na kanë dhënë këtë mundësi për të diskutuar, rishikuar dhe shkëmbyer pikëpamjet mbi shkencën, teknologjinë dhe inovacionin për një zhvillim të qëndrueshëm dhe jam i s igurt se të gjithë së bashku do të përfitojmë nga këto përpjekje”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat