Filloi asfaltimi i rrugës 9 kilometërshe në Mirash

Kosova

Filloi asfaltimi i rrugës 9 kilometërshe në Mirash

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:58
Asfaltimi i rrugës në Mirash

Sot, nisi edhe një projekt më se i nevojshëm për banorët e fshatit Mirash dhe zonave përreth, gjegjësisht asfaltimi i rrugës prej afro 9 kilometra që rrethon gjithë fshatin, me gjerësi rrugë 6 metra.

Për t’i uruar banorët e zonës për këtë projekt  ka dal kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

“Është një projekt me vlerë 1 milionë e 200 mijë euro, bashkëpunim i Komunës së Ferizajt me Ministrinë e Infrastrukturës ku do të bëhet asfaltimi i rreth 9 kilometrave rrugë, gjithashtu do të rregullohet kanalizimi atmosferik në këtë gjatësi në rrugën kryesore të fshatit, gjithashtu është paraparë edhe ndërtimi i mbi 6 kilometrave trotuare për lëvizje më të mirë të nxënësve dhe banorëve të këtij fshati. Pas përfundimit të këtij projekti, do të përfundojmë edhe ndriçimin në këtë pjesë të rrugës kryesore si dhe nëpër rrugicat e fshatit, por synim kryesor i jonë është përfundimi i këtij projekti pasi që është projekt më madhor” tha Bytyqi.

Ai ka paralajmëruar se për vitin e ardhshëm për këtë fshat janë paraparë ndërtimi i një fushe të sportit dhe renovimi i Qendrës së Kulturës, kurse bëri të ditur se është dërguar në Ministrinë e Infrastrukturës për financim projekti i asfaltimit të rrugës, Mirash-Surqinë-Prelez i Jerlive që do t’i mundësoj banorëve të fshatit Mirash afrimin me qytetin për rreth 4 kilometra më afër.

Ky projekt infrastrukturor është financim i Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës, me kosto prej 1.2 milionë euro, që përfshinë asfaltimin e rrugës në gjatësi prej afro 9 kilometra, gjerësi 6 kilometra dhe ndërtimin e trotuareve në këtë gjatësi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat