Liberalizimi i vizave, Holanda skeptike dërgon diplomatin në Kosovë - Bota Sot
Liberalizimi i vizave, Holanda skeptike dërgon diplomatin në Kosovë

Kosova

Liberalizimi i vizave, Holanda skeptike dërgon diplomatin në Kosovë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 18:05
Foto

Skepticizmi i shtetit të Holandës karshi procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, i treguar gjatë votimit të fundit që u bë në Parlamentin Evropian, e ka shtyrë zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj që të pres në një takim zyrtar përfaqësues të këtij shteti, 

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovë është takuar me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe zëvendës drejtorin e Ministrisë së Punëve të Jashmte të këtij shteti, Sander Janssen, me të cilët ka diskutuar rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“ I gëzuar të takohem me ambasadoren Williems dhe zëvendës drejtorin e MPJ-së, Janssen, me të cilët diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Holandës dhe Kosovës për procesin e liberalizimit të qytetarëve tonë dhe agjendën Evropiane. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Holandës”, ka shkruar Hoxhaj në tëitter, 

Me 13 shtator Parlamenti Evropian kishte votuar me shumicë votash pro liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Në këtë votim shqetësues ishte rritja e votave kundër nga eurodeputetët e Holandës.

Euro deputeti Peter Van Dalen, kishte shpjeguar arsyet pse ka votuar kundër liberalizimit të vizave. Një prej shqetësimeve të tij kryesore: trazirat e mundshme nëse ndodh shkëmbimi i territoreve, për të cilat po angazhohet presidenti Thaçi.

“Jam i shqetësuar me bisedimet për ndryshimin e kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Di shumë pak për të gjykuar nëse kjo është një ide e duhur apo jo, por e di që kjo mund të çojë në trazira të reja në rajon. Prandaj jam i bindur: Jo liberalizim vizash akoma. Së pari, duhet pritur se si po zhvillohet situata” kishte deklaruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...