Tahiri përmbush premtimin, ndahen mjetet për shkollën në komunën e Bujanocit - Bota Sot
Tahiri përmbush premtimin, ndahen mjetet për shkollën në komunën e Bujanocit

Kosova

Tahiri përmbush premtimin, ndahen mjetet për shkollën në komunën e Bujanocit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:20
Abelard Tahiri

Pas vizitës që kishte bërë në Bujanoc vitin e kaluar, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kishte premtuar se do të angazhohej që Qeveria e Kosovës të ndihmonte në renovimin e shkollës në Samolicë të kësaj komune.

Pas shumë vonesave, më në fund këto mjete kanë arritur në llogarinë e komunës së Bujanocit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Tahiri.

“Më në fund iniciativa ime për të mbështetur Komunën e Bujanocit me mjete për renovimin e një shkolle, është bërë realitet. Përkundër vonesave të shumta para të cilave nuk hoqëm dorë asnjë moment, premtimi u përmbush. Urime për banorët e fshatit Samolicë” ka shkruar ai.

Lajmin e ka ndarë në këtë rrjet edhe komuna e Bujanocit.

“Kjo përkrahje ishte rezultat i vizitës së Ministrit, Abelard Tahiri, që kishte realizuar në Bujanoc, ku edhe kishte premtuar se do të përkrahë komunën e Bujanocit me projekte konkrete.Gjendja momentale e Shkollës fillore në Samolicë nuk përmbushë kushtet normale për zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Këto kushte do të përmirësohen shumë shpejt” kanë shkruar në profilin zyrtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...