ATK grumbullon 336 milionë të hyra për periudhën janar-shtator 2018

Kosova

ATK grumbullon 336 milionë të hyra për periudhën janar-shtator 2018

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:09
Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se deri më 30 shtator ka grumbulluar 75.5 % të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 336.6 milionë euro.

“Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit te planit te të hyrave,  këtë e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën Janar-Shtator 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 32.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 9.6 milionë euro apo 2.9%”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

“Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore”.

“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat