Bytyqi pret që vitin e ardhshëm Kosova të kthehet në EQAR

Kosova

Bytyqi pret që vitin e ardhshëm Kosova të kthehet në EQAR

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:06
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, pret që në fillim të vitit të ardhshëm sërish të jenë pjesë e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR).

“Presin që në fillim të vitit të ardhshëm të kthehemi në EQAR”.

Ai në komisionin për Arsim foli edhe për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018 dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019.

Sipas tij, ky vit ishte përmbyllur si vit i rregullt dhe se nuk ka pasur ndonjë problematikë në përmbylljen e tij.

“Të dy rundet e testit të maturës janë përfunduar sipas kalendarit. Ka rezultuar që testi të jetë pozitiv sepse ka dhenë një rezultat më real sesa viteve të kaluara”.

Byqyti theksoi se MAShT-i ka ndërmarrë masa që të përgatitet viti i ri shkollor 2018/2019. Këtë vit sipas tij, 9 shkolla kanë nisur mësimin me vonesë për shkak të procesit të rinovimit.

“Më 3 shtator që ka qenë dita e parë e vitit të ri janë hapur pothuajse të gjitha shkollat, përjashtuar 9 shkolla të cilat kanë qenë në rinovim. Përkundër përpjekjeve kemi pasur vonim në këto 9 shkolla. Me këto shkolla kemi dakorduar që të bëhet kompensimi i orëve të humbura dhe tani kemi bërë kalendarin për kompensim”.

“Në klasën e parë janë mbi 26 mijë nxënës. Kemi 5 shkolla të reja këtë vit, 7 shkolla kanë qenë të rinovuar”.

Bytyqi ka thënë se presin që viti i ardhshëm shkollor të fillojë me tekste të reja në të gjitha nivelet.

Ministri i Arsimit ka vlerësuar se testi i maturës ka qenë i suksesshëm për formën me 4 rajone. Sipas tij, janë identifikuar dobësitë, por theksoi se ka nevojë shumë më shumë që të diskutohet për standardet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat