UNDP dhe Ambasada Gjermane nënshkruajnë një marrëveshje të re për të mbështetur sektorin e sigurisë

Kosova

UNDP dhe Ambasada Gjermane nënshkruajnë një marrëveshje të re për të mbështetur sektorin e sigurisë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:37
Flamuri gjerman

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë do të nënshkruajnë një marrëveshje për të mbështetur sektorin e sigurisë në Kosovë, të hënën, më 15 tetor, në ora 10:00, në ambientet e UNDP-së në Arbëri.

Iniciativa e re, e cila do të jetë pjesë e Projektit të Sigurisë së Kosovës (KSSP), synon të mbështesë institucionet e Kosovës në kontrollimin e posedimit dhe qarkullimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe përmirësimin e hetimin të krimeve me armë.

Shkëlqesia e tij, Ambasadori gjerman, Christian Heldt dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, njëkohësisht Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Ulrika Richardson, do të nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë të përgjithshme prej më shumë se 130 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat