Arrestohen 11 persona që shitën bileta në mënyrë të paligjshme

Kosova

Arrestohen 11 persona që shitën bileta në mënyrë të paligjshme

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:09
Biletat Kosovë - Maltë

Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë - Maltë krijoi pritje të shumta dhe tollovi nëpër pika.

Shumë tifozë u ankuan për mënyrën e shitjes së biletave për këtë takim, pasi shumica mbetën pa to dhe nuk e panë nga shkallët e stadiumit ballafaqimin me Maltën.

Disa orë para ndeshjes, shpërtheu shitja e biletave në tregun e zi me çmime tejet të larta.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacion 11 persona pasi i zuri në flagrancë duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme.

“Mbrëmë janë shoqëruar 11 persona në stacionin Qendra, pasi janë zënë në flagrancë duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme për ndeshjen Kosovë – Maltë.

Ata janë shoqëruar në Stacionin Qendra, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin iniciohen rastet ‘Tregti e ndaluar’ dhe mbeten të procedohen në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë që biletat për ndeshjen Kosovë - Maltë, ishin shitur për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat