Një shkollë në Malishevë bëhet me fushë të sportit

Kosova

Një shkollë në Malishevë bëhet me fushë të sportit

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:33
Malishevë

Në kuadër të investimeve për rregullimin e infrastrukturës në shkollat e Komunës së Malishevës, në disa shkolla janë duke u rregulluar edhe fushat e sportit.

Në mesin e shkollave që këtë vit janë përfitues të këtyre investimeve, është edhe shkolla në fshatin Burim, ku fusha e sportit është në përfundim e sipër, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Punimet në rregullimin e fushës së sportit në këtë shkollë, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punimet që janë kryer deri më tani, e në veçanti sot, kur në këtë fushë është duke u shtruar edhe tepihu me bar artificial.

“Punët janë kryer mirë dhe sipas planifikimeve, kurse fusha e sportit, shumë shpejt do të jetë e gatshme, për nxënësit e shkollës dhe të rinjtë e fshatit Burim”, tha Berisha.

“Për neve nuk ka rëndësi as largësia e fshatit e as madhësia e tij, pasi nxënësit dhe të rinjtë e Komunës së Malishevës, në të gjitha vendbanimet, kanë nevojë për rregullimin e infrastrukturës për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive dhe argëtuese, dhe ne gradualisht jemi duke e ndërtuar këtë infrastrukturë, e cila do të jetë në shërbim të të gjithëve, e në veçanti për nxënësit, të cilët duhet ta mbajnë edhe lëndën e edukatës fizike, sikur të gjitha lëndët tjera”, tha Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në ndërtimin e fushës së sportit për shkollën e këtij fshati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat