Gjendet vetura me të cilën plaçkitësit e armatosur hynë në Terminalin Doganor

Kosova

Gjendet vetura me të cilën plaçkitësit e armatosur hynë në Terminalin Doganor

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 21:48
Vetura në Terminalin Doganor

Policia e Kosovës ka gjetur sot veturën me të cilën një ditë më parë persona të armatosur kanë hyrë në Terminalin Doganor në Merdare për të plaçkitur.

Siç njofton media, vetura e cila është pa targa është gjetur në fshatin Dobratin të Podujevës.

Media u sjell edhe foton e veturës të marrë dje nga kamerat e sigurisë së Terminalit Doganor.

Policia nuk ka arritur që të kap të dyshuarit, ndërsa besohet se kjo veturë është përdorur edhe në disa vjedhje tjera, që janë kryer nën kërcënimin  e armeve në rajonin e Podujevës.

Persona të armatosur dje kanë hyrë në objektin e Terminalit Doganor në Merdare të armatosur me armë të gjata “Kallashnikov” dhe nën kërcënimin e armeve kanë tentuar të plaçkitin, por që sipas zyrtarëve policor, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat