Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Kosova

Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 13:05
Foto nga aksidenti

Mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, bën të ditur Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Shakovicë, policia thotë se tre personat që kanë pësuar lëndime janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Më 14.10.2018, në ora 10:13, në magjistralen Podujevë-Prishtinë, (fshatin Shakovicë) ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Njësitë policore njësitë e emergjencës mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes. Raportohet për tre persona me lëndime, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë”, kanë thënë zyrtarë të policisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat