Limaj përkujton 15 maturantët e Malishevës në 14-vjetorin e vdekjes tragjike

Kosova

Limaj përkujton 15 maturantët e Malishevës në 14-vjetorin e vdekjes tragjike

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 13:42
15 maturantët e komunës së Malishevës vdiqën 14 vite më parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 15 maturantët e komunës së Malishevës të cilët vdiqën 14 vite më parë derisa po ktheheshin nga eskursioni në Shqipëri.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se vdekja e tyre ishte humbje e madhe jo vetëm për familjët e tyre, por për të gjithë shqiptarët.                          

Postimi i Limajt:

Në 14-vjetorin e vdekjes tragjike, kujtojmë 15 maturantët e Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri. Vdekja e tyre ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre por edhe për gjithë shqiptarët. Lajmi për vdekjen e tyre e pati tronditur gjithë opinionin në përgjithësi, e familjarët  e tyre në veçanti. Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat