Ligji për diasporën prezantohet në Zvicër

Kosova

Ligji për diasporën prezantohet në Zvicër

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:40
Foto

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Pune të Jashtme Diaspore dhe Investime Strategjike, janë duke mbajtur konsultime publike për projektligje për diasporën në Zvicër. 

Përveç stafit te MDIS-së pjesë e këtyre konsultimeve janë edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës, që janë pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme, si: Time Kadrijaj, Dorentinë Maloku, Fitore Pacolli.

Ndërsa nga Zyra e Kryeministrit pjese e këtij delegacioni është Mentor Borovci.

Diskutimet janë mbajtur më datë 12.10.2018 në Konsullaten e Përgjithshme të Kosovës në Gjenevë. Më 13.10.2018 në Ambasadën e Kosovës në Bern dhe sot më datë 14 në Konsullatën e Kosovës në Zurich.

Ky projektligj po plotësohet  për diasporën dhe në shërbim te diasporës, prandaj në njoftim thuhet se luten pjesëtarët e diasporës të bëhen pjesë e këtyre dëgjimeve publike, si në Zvicër ashtu edhe ne shtete tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat