28 vrasje në Kosovë, vetëm brenda nëntë muajve

Kosova

28 vrasje në Kosovë, vetëm brenda nëntë muajve

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 21:45
Foto ilustruse

Që nga janari i këtij viti e deri në shtator në Kosovë janë regjistruar 28 raste të vrasjeve.

Kosova edhe në nëntë mujorin e parë të këtij viti është përballur me vrasje që kanë ndodhur në qytete të ndryshme.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës që ka siguruar lajmi.net, në vendin tonë në këtë periudhë kohore janë regjistruar 28 raste të vrasjeve.

Sipas Policisë, në të njëjtën periudhë kohore në vitin 2017 në vendin tonë ishin regjistruar 27 vrasje, raporton lajmi.net.

Përderisa këto statistika të Policisë së Kosovës flasin vetëm për nëntë muajt e parë të këtij viti, vrasjet në Kosovë vazhdojnë të ndodhin.

Rasti më i fundit ndodhi në mëngjesin e ditës së sotme në Smolicë të Gjakovës, ku 61-vjeçari me inicialet H.A, kishte mbet i vdekur nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur në derën e oborrit të shtëpisë së tij.

Kujtojmë se ngjarja e cila më së shumti tronditi vendin ishte vrasja e dyfishtë që ndodhi më 7 gusht të këtij viti në Brekoc të Gjakovës.

Pjetër Nrecaj më 7 gusht kishte vrarë bashkëshorten e tij 35-vjeçare Valbonën dhe vajzën 8-vjeçare.

Gjykata e Gjakovës më 5 shtator të këtij viti, ndaj Pjetër Nrecajt si i dyshuar kryesor për vrasjen e dyfishtë, kishte marrë vendim që t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. /Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat