Opozita thotë se Qeveria duhet të vetërrëzohet

Kosova

Opozita thotë se Qeveria duhet të vetërrëzohet

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 08:57
Qeveri e Kosoves

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pasi opozita nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë, vlerësohet se shkuarja në zgjedhje mund të ndodhë vetëm nëse pushteti aktual vendos të vetërrëzohet përmes deputetëve të tij.

Tri subjektet opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, janë duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi vlerësojnë se Qeveria “Haradinaj” e ka humbur legjitimitetin.

Por pasi opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme në Kuvend për rrëzimin e saj, vlerësohet se mënyra e vetme që të shkohet në zgjedhje është nëse pushteti vendos të vetërrëzohet. 

Njohësit e çështjeve politike në vend thonë që mënyra e vetme për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” është nëse ndonjëra nga partitë në pushtet vendos ta rrëzojë atë, në të kundërtën ata e shohin si të pamundur sigurimin e votave nga ana e opozitës për rrëzim të saj. Sipas tyre, në situatën në të cilën ndodhet vendi nuk parashihet që do të ketë zgjedhje në një të ardhme të afërt. 

Zgjedhje të jashtëzakonshme, sipas tyre, mund të kemi tek në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat