Gjinovci dhe Gashi kërkojnë ndihmën edhe të ministrit për gjetjet e tyre për profesorët

Kosova

Gjinovci dhe Gashi kërkojnë ndihmën edhe të ministrit për gjetjet e tyre për profesorët

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:35
Shkelzen Gashi dhe Rron Gjinovci janë takuar sot me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi

Përfaqësuesit e Admovere dhe ORCA-s, Shkelzen Gashi dhe Rron Gjinovci janë takuar sot me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi lidhur me rastin a avancimeve të “supermenëve” të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të ngritura nga ORCA dhe rastet e plagjiaturave, të ngritura nga Admovere.

Gashi dhe Gjinovci i kanë kërkuar  Bytyqit që të ofrojë mbështetje institucionale për rektorin e UP-së Marjan Dema dhe organet tjera të UP-së që mund të përfshihen në hetimin e rasteve të përmendura.

“Ministri Bytyqi është zotuar se do të sigurojë mbështetje institucionale për të gjitha iniciativat për hetim me qëllim mbrojtjen e integritetit akademik nga ana e universiteteve publike, pa paragjykuar rezultatet e hetimeve”, thuhet në komunikatën e këtyre dy OJQ-ve.

Ditë më parë Gashi dhe Gjinovci i kanë dorëzuar rektorit Dema nga një letër të veçantë ku i kanë kërkuar trajtimin e rasteve të plagjiaturave dhe të shkeljeve të integritetit akademik në avancime.

“Letrat përmbajnë kërkesën që Rektori Dema t’i themelojë dy komisione me pjesëmarrje ndërkombëtare të veçanta për hetimin e të dy rasteve në mënyrë të veçantë; që gjetjet e raporteve të komisioneve t’i adresojë në Këshillin e Etikës; që në përputhje me kompetencat e veta t’i rekomandojë Senatit marrjen e masave për të gjitha rastet”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat