Familja e të vrarit në AKI planifikon ta padis shtetin

Kosova

Familja e të vrarit në AKI planifikon ta padis shtetin

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:46
AKI

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë vazhdon të mohojë ta ketë pasur Isa Sejdiun pjesë të stafit të saj.

Por, familja e 40 vjeçarit nga Vushtrria që u vra javë më parë, po këmbngulë në të kundërtën.

Ndërkohë, nëpërmjet avokatit Skender Musa po e bënë gati padinë me të cilën do të kërkohet edhe dëmshpërblim. Dhe atë diku një milionë euro.

Mirëpo, përmes postës elektronike, AKI tha se qëndrojnë prapa komunikatës së datës 4 shtator, ku thuhet se vrasja nuk ka të bëjë asgjë me veprimtarinë e viktimës dhe të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat