Thaçi dekoron Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausen dhe Gjon Berishën

Kosova

Thaçi dekoron Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausen dhe Gjon Berishën

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 13:25
Presidenti Hashim Thaçi dekoroi sot në ceremoni të ndara Loris Castriota Skanderbegun,

Presidenti Hashim Thaçi dekoroi sot në ceremoni të ndara Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausen dhe Gjon Berishën me Medaljen e 10-vjetorit të Pavarësisë, në shenjë falënderimi për kontributin në promovimin e Kosovës dhe për angazhimin për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e vlerave shqipe.

Pasardhësin e familjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Loris Castriota Skanderbegun, presidenti Thaçi e ka falënderuar për mishërimin me vlerat, traditat, historinë shqiptare dhe angazhimin e tij për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e këtyre vlerave.

Ndërsa, politikanit zviceran Reto Nausen i ka shprehur mirënjohje për kontributin në promovimin e Kosovës në Zvicër dhe për përkrahjen e dhënë për komunitetin kosovar atje.

Ndërkaq, veprimtarin Gjon Berisha e ka falënderuar për përkrahjen e përhershme në diasporë për të gjithë shqiptarët, nga të gjitha trojet shqiptare, para dhe pas luftës.

Të dekoruarit falënderuan presidentin Thaçi për vlerësimin e aktiviteteve të tyre dhe për nderimin që po i bën Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat