Nisin punimet për ndërtimin e shtratit të lumit Klina

Kosova

Nisin punimet për ndërtimin e shtratit të lumit Klina

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:38
Pamje nga ndërtimi i shtratit të lumit Klina

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përuruan sot fillimin e punimeve në ndërtimin e shtratit të lumit Klina, tek ura afër shërbimit të zjarrfikësve, të një gjatësie prej 530 metra në drejtim të fshatit Llaushë.

Kryetari Jashari ka thënë se është prioritet i qeverisjes lokale në Skenderaj rregullimi i tërësishëm i shtratit të shtratit të lumit.

“Jam thellësisht i lumtur për realizim të këtij projekti, kjo pasi më nuk do të ketë vërshime nga të cilat më së shumti kanë vuajtur banorët e lagjeve përgjatë shtratit të lumit Klina. Ky është vetëm fillimi i finalizimit të shtratit të lumit në gjithë gjatësinë e tij”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, viti 2019 do të fillojë me investime më të mëdha në projekte në infrastrukturë rrugore, bujqësi, në sistemin e kanalizimit e ujësjellësit, projekte sportive, kulturore dhe fusha të tjera.

Ndryshe, këtë segment e ka financuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila do të vazhdojë të mbështesë financiarisht edhe segmente të tjera vitin e ardhshëm deri në fshatin Kuqicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat