Gjermania këshillon Kosovën të kaloj në vetura hibride apo elektrike

Kosova

Gjermania këshillon Kosovën të kaloj në vetura hibride apo elektrike

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt i është bashkuar Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, kundër projektligjit që mundëson importimin e veturave të vjetra deri në 15 vjet.

Duke cituar reagimin e Zyrës së BE-së në Twitter, Heldt ka thënë se Kosova do të përmirësohej me vetura moderne, madje ka këshilluar që të kalohet në vetura hibride dhe elektrike.

“I bashkohem zhgënjimit. Kosova do të ishte më mirë me vetura moderne, madje të synonte veturat hibride apo elektrike”, ka shkruar Heldt duke “ricicëruar” reagimin e BE-së në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat