Mot kryesisht me diell në Kosovë - Bota Sot
Mot kryesisht me diell në Kosovë

Kosova

Mot kryesisht me diell në Kosovë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 07:28
Ilustrim

Deri në fundjavë vazhdon të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell.

Edhe në ditët në vijim parashihet të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.

Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, gjatë fundjavës, kjo situatë bllokuese pritet të ndryshojë, ku priten edhe mundësi për reshje si dhe rënie të temperaturave.

17.10 - Mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

18.10-19.10 - Të enjten mot i mirë, kryesisht me diell. Në mbrëmje pritet që vranësirat të shtohen, e ditën e premte do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, me minimalet që do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 22C deri në 23C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike edhe pse do të pësojë rënie të lehtë, mbetet lartë mbi vlera normale. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...