Diskutohet integrimit të prokurorëve dhe stafit serb në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Kosova

Diskutohet integrimit të prokurorëve dhe stafit serb në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:10
Foto

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ekspertë të BE-së nga Italia.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Shyqyri Syla, ka pritur në takim ekspertët e BE-së, nga Italia në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, në përbërje të Laura Guercio, nga Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Ministrinë e Drejtësisë në Itali, Stefan Tappeiner- gjyqtar, Igor Secco-prokuror, si dhe Maria Emanuella Guerra, Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit në Kosovë.

Në takim është diskutuar rreth integrimit të prokurorëve dhe stafit serb në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe për të drejtat e minoriteteve para organeve shtetërore të Kosovës.

Të pranishmit u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen mes Prokurorit të Shtetit dhe Projektit të Binjakëzimit të BE, si dhe, Kryeprokurorit Syla i’u premtua përkrahja e këtij projekti për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat