Lirohet prishtinasi i dyshuar për shantazh me fotografi intime ndaj një gruaje

Kosova

Lirohet prishtinasi i dyshuar për shantazh me fotografi intime ndaj një gruaje

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:10
Ilustrim

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit për shantazh.

Mediat gjatë ditës së djeshme ka raportuar se Policia Rajonale e Prishtinës ka arrestuar një person nën akuzat për shantazh ndaj një gruaje.

Ankuesja grua kishte raportuar në Polici se në vazhdimësi është shantazhuar nga i dyshuari.

Sipas saj, ai i kishte kërkuar 2500 euro ose në të kundërtën do t’ia publikonte disa fotografi intime të ankueses.

Ndërsa gjatë ditës së sotme pas kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij të dyshuari, kallxo ka marrë vesh se Gjykata Themelore e Prishtinës të njëjtit i ka vendosur masën e arrestit shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat