Donacion për SHFMU "Abdullah Tahiri" fshati Malishevë

Kosova

Donacion për SHFMU "Abdullah Tahiri" fshati Malishevë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:15
Donacion për SHFMU "Abdullah Tahiri" fshati Malishevë

Sot, më datë 17.10.2018, në SHFMU "Abdullah Tahiri" në fshatin Malishevë, arriti një donacion vullnetar, paisje me topa sporti për nxënësit e shkollës sonë.

Donacioni erdhi nga aktivisti më energjik i fshatit Malishevë z. Artan Bejta, i cili gjithmonë në mënyrë vullnetare përkujdeset për krijimin e kushteve të favorshme për shkollën tonë, e në përgjithësi me punë vullnetare në ambientet e fshatit Malishevë.

z. Artan Bejta, ka ndihmuar në vazhdimësi shkollën tonë, duke u përkujdesur për investimin në ndriqimin e shkollës, po ashtu edhe në shumë punë tjera vullnetare për tërë fshatin në përgjithësi.

Drejtori i SHFMU "Abdullah Tahiri" z. Rashit Sahiti, ka falemnderuar përzemërsisht aktivistin e fshatit Malishevë z. Artan Bejta, duke u përkujdesur fuqimisht për shkollën tonë dhe për tërë fshatin Malishevë.  Si drejtor i SHFMU "Abdullah Tahiri", po ashtu edhe në emër të Kryesisë së Këshillit të fshatit Malishevë deklaroj se gëzohem për faktin se këto pajisje sportive lehtësojnë punën e mësimdhënësve dhe nxënësve në lëndën e Edukatës Fizike. Kjo shkollë për neve është e veçantë në fshatin tonë dhe trajtimi ynë ndaj saj, përherë ka qenë i tillë nga të gjithë qytetarët tanë. Këtë e them për faktin se nga viti në vit kushtet dhe infrastruktura e brendshme në këtë shkollë po vijnë duke u përmirësuar, e kjo falë bashkëpunimeve dhe donacioneve siç është edhe ky i sotmi. Ai ka deklaruar se z. Artan Bejta është shembull i një qytetari të ndershëm, një aktivist vullnetar i cili punon fuqimisht dhe parreshtur në interesa të përgjithshme të fshatit. Të gjithë qytetarët duhet të jem shembull i një qytetarie aktive, ashtu siq është z. Artan Bejta.

Ndërkaq, profesori i Edukatës Fizike në këtë shkollë, Bashkim Hyseni, ka falendëruar vullnetarët e kësaj iniciative, të cilën e vlerësoi shumë të rëndësishme dhe bëri thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen nga të gjithë qytetarët tjerë. Ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët duhet të jenë model i rëndësishëm i punës vullnetare për fshatin Malishevë, në mënyrë të tillë që të krijojmë kushte të favorshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Nga ana tjetër, donatori z. Artan Bejta, ka falënderuar drejtorin e kësaj shkolle z. Rashit Sahiti, për punën dhe angazhimin maksimal që e bënë në udhëheqjen dhe menaxhimin e kësaj shkolle, po ashtu edhe angazhimin maksimal që po jep si Kryetar i Këshillit të Fshatit Malishevë. Ai ka deklaruar që do të vazhdojë të punojë fuqimisht në angazhimin e një qytetarie aktive në të gjithë fshatin Malishevë, duke proceduar më tutje në dhënien e donacioneve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat