Konferencë për Ditën Evropiane kundër trafikimit me njerëz (Drejtpërdrejt)

Kosova

Konferencë për Ditën Evropiane kundër trafikimit me njerëz (Drejtpërdrejt)

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 07:12
Ilustrim

(E plotësuar) - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku do të marrin pjesë krerë institucional.

Ngjarja është e paraparë që të fillojë në 10:00.

Shënohet Dita Evropiane kundër trafikimit me njerëz

Sot në Kosovë shënohet Dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz, ku do të jenë të përfshirë akterët e angazhuar në luftën kundër trafikimit me njerëz, posaçërisht me fëmijët, të rinjtë dhe gratë të cilët janë viktima, apo viktima potenciale të shfrytëzimit seksual.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë do të mbajë konferencë për shënimin e kësaj dite.

Aktivitetet në kuadër të fushatës kundër trafikimit do të zgjasin një muaj dhe synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për fenomenin e trafikimit.  

Në këtë konferencë do të marrë pjesë Hashim Thaçi, Presidenti i Republikës së Kosovës,  Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës se Kosovës, Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë,  Colleen Hyland, zëvendës ambasadore e SHBA-ve në Kosovë,  si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat