Kuvendi miraton projektligjin për kullat e Jasharëve

Kosova

Kuvendi miraton projektligjin për kullat e Jasharëve

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:20
Kullat e Jasharëve

Me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës, është miratuar në lexim të dytë projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Projektligji për kullat e Jasharëve mori 84 vota për.

Kujtojmë, se rëndësia e këtij projektligji qëndron në financimin e procesit të konservimit dhe restaurimit të Kullave në Prekaz.

Ky proces është zvarritur tash e një kohë të gjatë nga institucionet e Kosovës.

Pa miratimin e këtij projektligji, Agjencioni për Mbrojtjen e Komplekseve Memoriale, kishte buxhet të vetin vetëm një milion euro për intervenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat