Lladrovci: Gëzuar ushtrinë vendi im i bekuar!

Kosova

Lladrovci: Gëzuar ushtrinë vendi im i bekuar!

Nga: Bota sot Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:32
FSK

Edhe kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka shprehur gëzimin e tij, pas miratimit të ligjeve për ushtrinë e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, ka kujtuar heronjtë, dëshmorët dhe martirët, që dhanë jetën për këtë ditë.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

 Gëzuar ushtrinë vendi im i bekuar!

Sot, kujtojmë me nderim, heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë, të cilët me punën, përkushtimin dhe luftën çlirimtare, e zhvilluan me dijet dhe mundësitë e veta kapacitetet ushtarake, duke qenë shembull, edhe sot, për ushtrinë tonë: dashurinë për atdheun dhe sakrificën për të drejtën, lirinë e pacenueshme, në shtetin e vet.

Sot, është ditë e veçantë, sepse u votua krijimi i Ushtrisë tonë, është rast të kujtojmë të gjithë ushtarët, oficerët dhe përkrahësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga sot, bëhemi me ushtri, e përbërë nga djemtë e vajzat të aftë të vihen në ballë të mbrojtjes së vlerave tona, në rrugën euro-atlantike, duke qenë ushtri me vlerat më të mira demokratike.

Urime ushtria vendi im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat