Lëvizja për Drejtësi mbështet votimin e projektligjit për Ushtrinë

Kosova

Lëvizja për Drejtësi mbështet votimin e projektligjit për Ushtrinë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:23
FSK

Pas votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pro miratimit të projektligjit për transformimin e FSK-së në Ushtri, Lëvizja për Drejtësi e ka përkrahur një gjë të tillë.

Sipas tyre, kjo iniciativë edhe pse e vonë ka mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtar.

Ja shkrimi i plotë nga Lëvizja për Drejtësi.

“Lëvizja për Drejtësi mbështet deputetët për votimin e projektligjit që parasheh transformimin e misionit të FSK-së. Edhe pse me vonesë më në fund me mbështetjen e aleatëve tonë arritëm që edhe Kosova të filloj hapat e saj drejt transformimit të kësaj force në Ushtri të Kosovës e cila do të jetë një garancë për mbrojtjen e Shtetit tonë.
Urime Kosovë!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat