Sylejman Selimi uron për ushtrinë nga Burgu i Dubravës

Kosova

Sylejman Selimi uron për ushtrinë nga Burgu i Dubravës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:37
Sylejman Selimi

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shkruar një letër, me rastin e miratimit të projektligjeve që i hapin rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës. Me këtë rast, ai ka uruar gjithë pjesëtarët e FSK-së për këtë arritje të Republikës.

“Unë si Komandant i UÇK-së, i TMK-se dhe i FSK-së, pres me gëzim çdo arritje te kapaciteteve mbrojtëse dhe ushtarake te Kosovës. Uroj FSK-në që ta përmbushë mandatin e saj ligjor e kushtetues ne plotësimin dhe kryerjen e te gjitha detyrave që i ngarkohen”, ka shkruar ai në letrën e dërguar nga burgu.

Letra e plotë:

Të dashur ushtarë dhe oficerë të FSK-së, Qytetarë të Kosovës! Me rastin e procedimit te ligjeve qe kanë të bëjnë me mandatin e ri te FSK-së dhe votimin e sotëm në Kuvend, si ish Komandant i kësaj force përgëzoj gjithë ushtaret, nën-oficeret dhe oficeret e FSK-se duke iu uruar suksese në misionin e ri të Forcës. Kuvendin dhe deputetët i përgëzoj për miratimin në parim të këtyre ligjeve dhe besoj se deri në votimin përfundimtar do të kontribuojnë që këto ligje të jenë sa më të kompletuara. Unë si Komandant i UÇK-së, i TMK-se dhe i FSK-së, pres me gëzim çdo arritje te kapaciteteve mbrojtëse dhe ushtarake te Kosovës. Uroj FSK-në që ta përmbushë mandatin e saj ligjor e kushtetues ne plotësimin dhe kryerjen e te gjitha detyrave që i ngarkohen.
Dubrave, 18 Tetor 2018 Sylejman Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat