Haradinaj: Malta,vend mik i Kosovës

Kosova

Haradinaj: Malta,vend mik i Kosovës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:01
Ramush Haradinaj dhe Godwin Pulis

Malta është një nga vendet mike të Kosovës dhe ne kemi zhvilluar gjithmonë raporte korrekte me këtë vend. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe Kosova është e përkushtuar që të avancojë me raportet e ndërsjella në të gjitha fushat.

Kështu ka thënë kryeministri, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim ambasadorin e Maltës, jorezident në Kosovë, Godwin Pulis.

Ai e njoftoi Ambasadorin Pulis me progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrimet evropiane, si dhe fuqizimin në rend dhe ligj.

Duke e falënderuar për kontributin e Maltës dhënë për shtetndërtimin e Kosovës në të gjitha fazat e saj, Haradinaj, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral me këtë shtet mik edhe më tutje, duke u fokusuar më shumë në bashkëpunim në fushën e arsimit dhe në fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.

Kreu i Qeverisë  kërkoi nga Pulis mbështetjen e vendit të tij në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Ambasadori Godwin Pulis, shprehu përkrahjen e vendit të tij për Kosovën si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat