Krasniqi: Ideja e korrigjimit të kufijve është fyerje për inteligjencën tonë

Kosova

Krasniqi: Ideja e korrigjimit të kufijve është fyerje për inteligjencën tonë

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:01
Foto

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, duke iu referuar deklaratave të presidentit Hashim Thaçi rreth korrigjimit të kufijve të shtetit tonë, është shprehur se kjo ide është fyerje për inteligjencën tonë.

Këtë deklarate ish-kryeparlamentari e dha gjatë tryezës së diskutimit të organizuar sot nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Mendoj që s’ka rezolute më të fuqishme se Kushtetuta e Kosovës që e përcakton qartë sovranitetin e territorit të Kosovës, e kush bisedon për tërësinë e sovranitetit të vendit është një ndeshje e fuqishme e asaj përpjekjeje, e asaj që qartëson Kushtetua e Kosovës e që janë të obligueshëm të gjithë ta respektojnë”.

“Pa vendim të Kuvendit askush s’ka të drejtë të bisedojë për korrigjim kufijsh, për demarkacion apo për bashkëngjitje të kësaj apo asaj hapësire. Është shumë e këndshme me thënë ‘dua ta bashkojë Kosovën Lindore’, është mashtrim që iu bëhet atyre qytetarëve andej por edhe këndej”.

“Serbia s’po të njeh pa atë pjesë e jo më t’ia marrësh atë pjesë e të na njeh. Kjo është fyerje për inteligjencën tonë”, deklaroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat