Lekaj viziton punimet në zgjatjen e pistës së aeroportit

Kosova

Lekaj viziton punimet në zgjatjen e pistës së aeroportit

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:02
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, me ç’rast ka takuar edhe krye-shefin ekzekutiv të aeroportit, Haldun Firat Kokturk.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, me ç’rast ka takuar edhe krye-shefin ekzekutiv të aeroportit, Haldun Firat Kokturk.

Ata kanë zhvilluar bisedime rreth punimeve në zgjatjen e pistës se aeroportit ndërkombëtar.

Ministri Lekaj ka bërë të ditur se zgjatja e pistës do të financohet nga Qeveria e Kosovës dhe se ky projekt do të ketë një kosto prej 35 milion eurosh me TVSH. Fonde këto që sipas ministrit do t’i paguajë ministria në disa etapa.

Lekaj ka mohuar raportimet se ministria ka hequr dorë nga taksa koncesionare, të cilën duhet ta paguajë aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”. Ai gjithashtu ka mohuar zërat se buxheti i Kosovës do të pësojë humbje nga marrëveshja për zgjatjen e pistës.

Ndërsa krye-shefi ekzekutiv i aeroportit, Haldun Firat Kokturk, ka pranuar se palët janë dakorduar që investimi të kryhet nga ministria dhe ka kërkuar që kjo e fundit të mos heq dorë nga pagesa e taksës koncesionare.

Pista e aeroportit “Adem Jashari” pritet të zgjatet për 500 metra. Gjatësia e saj ka qenë 2500 metra, ndërsa tani ajo pritet të bëhet 3000 metra. Sipas zyrtarëve, punimet në këtë aeroport do të përfundojnë në fund të vitit të ardhshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat