Prokurorja e papërgatitur në seancën ndaj Sokol Bashotës

Kosova

Prokurorja e papërgatitur në seancën ndaj Sokol Bashotës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:23
Nga seanca e sotme e gjykimit ndaj ish- zyrtarëve të komunës së Klinës

Ish kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, bashkë me zyrtarët tjerë të administratës së tij, Enver Berisha, Esat Raci dhe Fadil Gashi pritet që me 3 dhjetor të këtij viti ta japin mbrojtën e tyre në lidhje me akuzat për keqpërdorim detyre.

Dhënia e mbrojtes u caktua për këtë datë për shkak se prokurorja e rastit Sahide Gashi nuk ishte e përgatitur për ta mbrojtur aktakuzën nsaj të akuzuarve.

“Propozoj të shtyhet seanca që të përgatitem për t’i ftu të akuzuarit për të dhënë mbrojtjen”, tha prokurorja Gashi.

Propozimin e tillë e mbështeti mbrojtësi i të akuzuarit Enver Berisha, avokati Gëzim Baloku duke thënë se nuk është “fer-pllej“ të jepet mbrojtja pa përgatitjen e prokurores.

“Nuk është ‘fer-pllej’ të japin mbrojtën të akuzuarit përderisa nuk është përgatitur prokurorja”, tha Baloku.

Ndërsa mbrojtësi i Sokol Bashotës, avokati Gëzim Kollçaku, tha se ishin të gatshëm që sot ta japin mbrojtjen.

“Sa na përket neve, jemi të gatshëm që sot ta japim mbrojtën”, tha Kollçaku.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit Fadil Gashi, avokati Besnik Berisha, ia bëri të ditur gjykatës që i mbrojturi i tij nuk do ta japë mbrojtjen fare.

“Ne e njoftojmë gjykatën që klienti im nuk ka me u deklaru fare ashtu që ia lëmë në vlerësim gjykatës propozimin e prokurores”, tha avokati Berisha.

Pas kësaj, trupi gjykues i përbërë nga Sylë Lokaj, Sami Sharraxhiu dhe Sejdi Blakaj, mori vendim që të shtyhet seanca në mënyrë që të akuzuarit ta japin mbrojtjen më 3 dhjetor.

Gjatë seancës së sotme ka qenë e planifikuar të dëgjohen disa dëshmitarë por si pasojë e pamundësisë së dëgjimit të tyre me propozim të prokurores u vendos që deklaratat e tyre të dhëna pranë EULEX-it, të konsiderohen të lexuara, shkruan kallxo.

Sipas aktakuzës, Sokol Bashota, Enver Berisha, Esat Raci dhe Fadil Gashi në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Ata akuzohen se gjatë procesit të ndarjes së banesave me qira në pronësi të Komunës së Klinës, kanë bërë marrëveshje politike që së paku 6 nga 10 banesat në pronësi të Komunës së Klinës të caktojnë një çmim për qira për vetveten dhe për eksponentët e partive të tyre politike duke i anashkaluar aplikantët me gjendje të rëndë ekonomike.

Mbi ish-kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe të akuzuarin Enver Berisha rëndon edhe veprat penale “mos-raportim ose raportim i rremë i pasurisë”, pasi që sipas Prokurorisë në periudhën janar 2009 deri në qershor 2016, nuk i kanë përfshirë të dhënat ose informacionet, kur kanë paraqitur deklarimet e tyre pasurore në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat po ngarkohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat