Për 20 ditë, nëntë persona të vdekur nga aksidentet në Kosovë

Kosova

Për 20 ditë, nëntë persona të vdekur nga aksidentet në Kosovë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 21:51
Ilustrim

Numri i aksidenteve në komunikacion po vazhdon të mbetet i lartë. Për 1 deri me 20 tetor kanë ndodhur afër 1 mijë aksidente, përkatësisht 967 aksidente.

Në këto aksidente,  nëntë persona kanë humbur jetën e shumë aksidente kanë përfunduar me të lënduar.

Pavarësisht thirrjeve të Policisë së Kosovës për respektim të shenjave të komunikacionit dhe sigurisë më të lartë në trafik, prapë se prapë niveli i aksidenteve është i lartë.

Eksperti i sigurisë, Nol Dedaj për IO ka thënë  numri i lartë i aksidenteve tregon se institucionet përkatëse nuk kanë kryer hulumtime lidhur me elementet e mundshme që shkaktojnë aksident.

Dedaj ka theksuar institucionet duhet të bëjnë analiza të aksidenteve që pastaj të intervenohet në bazë të faktorëve shkaktues të aksidenteve.

“Masat preventive që duhet marrë janë në  varësi prej elementeve të faktorëve që kanë shkaktuar. Meqë jemi në sezonin e verës dhe rritet numri i automjeteve atëherë duhet të kemi kujdes të veçantë të identifikimit të vendeve me rrezikshmëri të lartë dhe t’i informojmë pjesëmarrësit në rrugë përmes formave te ndryshme, siç janë fletushkat, radios, spoteve te ndryshme. Me pas pika fikse dhe mobile te matjeve te shpejtësisë identifikimin e automjeteve teknikisht jo në rregull etj. Pra, këto ishin disa masa preventive afat shkurt, ndërsa në masa preventive afatgjate qe do të thotë implementimin e projekteve te sigurisë afatgjate 3 ose 5 vjeçare që duhet të jenë pjesë e strategjisë 10 vjeçare për “rrugë të sigurta” ku tentohet te zvogëlohet numri i aksidenteve 50%. Por, për fat të keq,  Kosova nuk ka mundësi per shkak se nuk ka institucion për identifikimin e shkaktareve dhe marrjen e masave preventive te aksidenteve”, ka thënë Dedaj.

Vlenë të theksohet se niveli i lartë i aksidenteve këtë vit ka bërë që Policia e Koosvës të formoj të ashtuquajturën ‘Taskë Forca’, ku përmes kësaj janë shtuar kontrollet në trafik dhe janë ashpërsuar masat ndëshkuese.

Kjo ka pasur rezultat sa i përket dhënies së tiketeve, ku për cdo ditë shqiptohen mbi 1 mijë tiketa për shkelje të rregullave në trafik.

Ndërsa, vetëm gjatë vitit 2019, Policia ka shqiptuar 371 mijë e 976 gjoba.

Gjatë vitit që lamë pas në Kosovë kanë ndodhur më shumë se 16 mijë aksidente, ku gjetën vdekjen 119 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat