Haradinaj takon O’Reilly, flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë

Kosova

Haradinaj takon O’Reilly, flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 10:22
Ramush Haradinaj ka takuar sot Michael O’Reilly

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot Michael O’Reilly, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se O’Reilly është ndër miqtë tonë konstant, zë i fuqishëm i yni dhe mbështetës i madh i shtetësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës.

“Prita në takim mikun tim dhe të Kosovës, Michael O’Reilly, me të cilin, në të kaluarën, kemi ndarë shumë momente si bashkëpunëtorë. O’Reilly është ndër miqtë tonë konstant, zë i fuqishëm i yni dhe mbështetës i madh i shtetësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës. Si njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë, ishte kënaqësi të shkëmbejmë hapur pikëpamjet për proceset aktuale dhe të së ardhmes të vendit tonë”, shkruan Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat