KDI: Shteti t’i forcojë mekanizmat e kontrollit për siguri në punë

Kosova

KDI: Shteti t’i forcojë mekanizmat e kontrollit për siguri në punë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:46
Florent Spahija

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka paraqitur rekomandime lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka paraqitur rekomandime lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës. 

Florent Spahija nga KDI ka theksuar se gati çdo muaj në Kosovë raportohet për raste të reja të humbjes së jetëve të punëtorëve, kryesisht në sektorin e ndërtimit të lartë. Ai ka informuar se edhe në KDI gati çdo ditë pranohen thirrje nga qytetarët që ankohen për shkeljet e të drejtave të tyre në punë kryesisht në sektorin privat, por pa e përjashtuar as atë publik, i cili ka thënë se do të duhej të ishte shembull i respektimit të të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës. 

"Fenomeni i vdekjeve në vendin e punës ka shënuar rritje në vitet e fundit, për shkak të hovit në rritje të ndërtimeve në çdo pjesë të Kosovës dhe mundësisë për t’u punësuar në këtë sektor për shkak të kërkesës së sektorit për fuqi punëtore të pa kualifikuar. Shumë punëtorë inkuadrohen në sektorin e ndërtimit edhe përkundër kushteve jo të mira të punës dhe pasigurisë në punë që mbretëron tash e një kohë në këtë sektor sidomos”, ka thënë Spahija. 

Duke folur rreth faktorëve që çojnë në vdekjet në vendin e punës ai ka potencuar se ata mund të jenë të ndryshëm, por e përbashkëta e tyre është: mungesa e sigurisë në kryerjen e detyrave dhe neglizhenca e punëdhënësit në ofrimin e kushteve për punë si dhe neglizhenca e Inspektoratit të Punës në mbikëqyrjen edhe parandalimin e rasteve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat