Nënshkruhet memorandumi për aktivitete që aftësojnë të rinjtë e Kosovës

Kosova

Nënshkruhet memorandumi për aktivitete që aftësojnë të rinjtë e Kosovës

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:23
Kujtim Gashi dhe Ramadan Alija

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Bashkësisë së Shkollave të Larta Popullore Gjermane nënshkruan sot memorandum bashkëpunimi e cila parasheh përgatitjen e të rinjve për treg pune, nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në të mësuar.

Po ashtu pjesë e kësaj marrëveshje, të nënshkruar nga ministri Kujtim Gashi, dhe Ramadan Alija, drejtor Ekzekutiv i zyrës së DVV-së në Kosovë, janë edhe  mbështetja e vizitave studimore dhe shkëmbimi i përvojave, fuqizimi i rrjeteve dhe qendrave rinore deri në fund të vitit 2021.

Me rastin e nënshkrimit ministri Gashi theksoi se përmes këtij dokumenti hapet rruga për intensifikimin e aktiviteteve për të rinjtë në Kosovë duke marrë edhe nga përvoja gjermane.

Ndërkaq, përfaqësuesi i DVV International, Ramadan Alija tha se dokumenti që kanë nënshkruar ka zyrtarizuar një bashkëpunim në dobi të të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat