Motra e Aulon Zekës me mesazh prekës për vëllain e ndjerë

Kosova

Motra e Aulon Zekës me mesazh prekës për vëllain e ndjerë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 10:30
Aulon Zeka

Më 16 shtator të vitit të kaluar, 16-vjeçari Aulon Zeka nga Prishtina u gjet i vrarë.

Edhe pse janë bërë më shumë se një vit kur është vrarë Aulon Zeka, familjarët assesi nuk po pajtohen me humbjen e tij.

Pikërisht sot, motra e tij Monika, ka shkruar një mesazh prekës, ku ka treguar dhimbjen dhe mungesën e madhe të vëllait të saj të vogël.

Monika përmes një statusi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka treguar se ndjen shumë mall për ta përqafuar “Lonin”, siç e quan ajo vëllanë e saj të ndjerë Aulonin.

Kujtojmë se këtë muaj gjykata ka shqiptuar dënimin me burg për tre persona të përfshirë në vrasjen e Aulon Zekës.

Postimi i plotë i Monikës pa ndërhyrje:

Do te qeshesh .. do te gezosh .. do te qash po ajo dhimbje nuk kalon kurre, qendron aty, vetem ata qe e kane kaluar e kuptojne …

Po jeta shkon perpara,do te ndodhin gjera te bukura e te keqia ,e ne shume çaste do te doje ti ndaje me ta .. ndodh gjithmone ,ne çastet me te erreta i kerkon por ajo dhimbje do te mbetet aty edhe pse vitet kalojne …

Nje perqafim per ata qe nuk jane me ne e qe na mungojne .

Lon vllau jem i vogel sot jom permallu shum per ty ,motra te don shum e pot perqafoj edhe pse spo kom qysh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat