Kryqi i Kuq dhuron autoambulancë për Klinikën Emergjente

Kosova

Kryqi i Kuq dhuron autoambulancë për Klinikën Emergjente

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:05
Kjo ndihmesë vjen në kuadër të ngritjes dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore që janë duke u bërë në shëndetësinë e Kosovës

Sot Kryqi i Kuq i Kosovës, ka dhuruar një autoambulancë për nevoja të Klinikës Emergjente në QKUK, me vlerë mbi 10 mijë euro.

Rrustem Musa, zëvëndësministër i Ministrisë së Shëndetësisë,  falënderoi  Kryqin e Kuq të Kosovës për bashkëpunimin dhe ndihmesat e vazhdueshme që po japin për shëndetësinë e Kosovës.  

Sipas tij, kjo ndihmesë vjen në kuadër të ngritjes dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore që janë duke u bërë në shëndetësinë e Kosovës.

Ai tha se  ky bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke i kontribuar ngritjes së  cilësisë së shërbimeve shëndetësore. 

Sipas kumtesës për media, Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimti Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, pasi falenderoi donatorin për dhurim të autoambulancës,  tha se pas investimeve  në shërbimin emergjent nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK,  janë krijuar kushte shumë më të mira për pacientë dhe për stafin shëndetësorë që  ofron shërbime mjekësore.

Drejtori Sejdiu, rikujtoi edhe Memorandumin e nënshkruar ndërmjet  Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë  dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, ku ekipet vullnetare të Ndihmës së Parë nga Kryqi i Kuq i Kosovës,  ofrojnë asistencë teknike për stafin shëndetësorë  të Klinikës Emergjente.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat