Tahiri: Kompensimi lehtëson rimëkëmbjen e viktimave - Bota Sot
Tahiri: Kompensimi lehtëson rimëkëmbjen e viktimave

Kosova

Tahiri: Kompensimi lehtëson rimëkëmbjen e viktimave

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:27
Abelard Tahiri

Republika e Kosovës është vendi i parë në rajon që ka përligjur dhe rregulluar të drejtën e viktimave të krimit në kompensim, si dhe ka ndërtuar mekanizmat e duhur institucional për zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi. Kështu ka shkruar në një status në Facebook ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, në ditën kur u shënua “Java për të drejtat e viktimave të krimit”.

“Sot shënuam javën për të drejtat e viktimave të krimit. Republika e Kosovës është vendi i parë në rajon që ka përligjur dhe rregulluar të drejtën e viktimave të krimit në kompensim, si dhe ka ndërtuar mekanizmat e duhur institucional për zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi”, ka shkruar Tahiri.

Sipas Tahirit, kjo bazë ligjore reflekton frymë demokratike për adresimin e obligimit që ka shteti ndaj kësaj kategorie. “Baza ligjore që rregullon këtë fushë, reflekton frymën më demokratike dhe më të përshtatshme për adresimin e kësaj çështje dhe mundëson që të arrihet e drejta në kompensim, si obligim i shtetit përballë kësaj kategorie. Kompensimi është dora e shtetit për t’i siguruar viktimat se drejtësia është arritur, si dhe për të lehtësuar rrugëtimin e tyre drejt rimëkëmbjes” ka përfunduar Tahiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...